Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, krahas punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2015, i cili u mbajt në Londër, ka vizituar po ashtu Universitetin e Kembrixhit, ku është biseduar rreth mundësive të reja të bashkëpunimit përmes krijimit të mundësive për bursa studimi për studentët kosovarë dhe për krijimin e partneriteteve me universitetet britanike.
Në fund, ministri Bajrami ka pasur një takim edhe me studentët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Londër.
Në Forumin Botëror të Arsimit kanë marrë pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, të cilët kanë diskutuar tema të ndryshme mbi arsimin, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sfera e arsimit në përgjithësi.
Last modified: 30 Gusht, 2022