Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami u ka ndarë Mirënjohje për kontribut në arsim tre veteranëve të arsimit: Latif Muçaj, Haxhi Brahaj dhe Dinë Rexhepi.
Ministri Bajrami i ka falënderuar këta mësues për përkushtimin që kanë treguar nëpër vite për arsimimin dhe edukimin e brezave të shumtë të vendit tonë. Ai theksoi se janë pikërisht mësuesit, ata të cilët e mbajtën gjallë Kosovën edhe në kohët më të vështira.
Ministri theksoi se MAShT do të jetë gjithmonë e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie, sepse pa mësimdhënës të mirë, nuk mund të ketë arsim cilësor.
Mësuesit Muçaj, Brahaj dhe Rexhepi e falënderuan ministrin Bajrami për këtë kujdes të treguar ndaj punës së tyre shumëvjeçare në arsim, por edhe për kujdesin që ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe për të gjithë mësimdhënësit e Kosovës, duke iu hapur atyre mundësi të shumta për përparim në karrierë dhe arritje në profesion.
Last modified: 26 Gusht, 2022