MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Arsim

26 Dhjetor, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Arsim, me ç’rast është diskutuar për gjendjen aktuale në të gjitha nivelet e arsimit.

Në takimin e parë me anëtarët e këtij Komisoni, ministri Bajrami tha se do të fokusohet në ngritjen e cilësisë, duke filluar nga niveli parashkollor e deri të arsimi i lartë, pa lënë anash, natyrisht, edhe zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Ministri Bajrami u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Komisionin Parlamentar për Arsim, në mënyrë që së bashku të bëjnë më të mirën për zhvillimin e proceseve dhe projekteve në arsim.

Po ashtu, edhe anëtarët e Komisionit për Arsim premtuan përkrahje për zhvillimet pozitive në arsim, sektor ky i cili është vendosur edhe si një nga prioritetet kombëtare në punën e Qeverisë së Kosovës.

Last modified: 30 Gusht, 2022