MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në takimin e Bordit drejtues të Akademisë së Ndërmarrësisë

1 Qershor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, kanë marrë pjesë në takimin e Bordit drejtues të Akademisë së Ndërmarrësisë – Oda Ekonomike e Kosovws (OEK) dhe Oda Zejtare e Dortmundit (OZD).

Objektiva kryesore e projektit është ngritja e kapacineteve kosovare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritja e investimeve në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Bajrami theksoi se bashkëpunimi me bizneset e plotëson sistemin arsimor në trajnimin dhe përgatitjen e ndërmarrësve të rinj, që është kyq për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ministri Bajrami përmendi faktin se MAShT ka krijuar partneritet shumë të mirë me OEK-un dhe MPMS-në dhe tha se janë duke u shikuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me bizneset për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Ministri ftoi Akademinë e Ndërmarrësisë që të ndihmojë në ndërtimin e kurrikulave për shkollat profesionale dhe atyre të arsimit të lartë, për profesionet e caktuara që iu duhen më shumë bizneseve. 

Last modified: 30 Gusht, 2022