Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në Seminarin “Mungesa e aftësive dhe njohurive të të diplomuarve kosovarë: Pikëpamjet e ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla”, i cili u mbajt në kuadër të Projektit EUFORIA.
Ministri Bajrami e vlerësoi të rëndësishëm faktin se ky studim do të tregojë se cilat janë kompetencat dhe bizneset, të cilat i kërkojnë ndërmarrjet e mëdha dhe të vogla dhe që aktualisht mungojnë në universitetet tona.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për universitet tona dhe ndërlidhet me atë që ne e quajmë lidhja e universiteteteve me ekonominë dhe biznesin dhe krijimi i gjeneratave të reja të studentëve, të përgatitur me komopetenca dhe shkathtësi”, theksoi ministri Bajrami.
Ministri Bajrami, ndër të tjera tha se, ky projekt do të krijojë një pasqyrë të qartë sa i përket shkathtësive dhe kompetencave të studentëve tanë, kompetencave të munguara, të cilat do të duhej të jenë pjesë e kurrikulave akademike, planifikimit të programeve të studimit të universiteteve tona dhe ngritjes së kredibilitetit të tyre përmes ndërlidhjes me ekonominë dhe bizneset.
Në kuadër të Projektit EUFORIA janë të përfshira pesë universitete publike dhe një kolegj privat.
Last modified: 29 Gusht, 2022