MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në publikimin e raportit “ Opinioni publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjëve në fushën e korrupcionit në sistemin e edukimit”

15 Mars, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në Konferencën  e publimit të raportit “ Opinioni publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjëve në fushën e korrupcionit në sistemin e edukimit”, ku ka folur për rëndësinë e edukimit pozitiv të të rinjve karshi kësaj dukurie.

Ministri Bajrami, ka vlerësuar se manifestimi i dukurisë së korrupsionit në fushën e edukimit paraqitet në forma specifike, duke qenë se kemi të bëjmë me një fushë ku njerëzit edukohen për të qenë bartës të shoqërisë.

Ministri Bajrami foli edhe për mënyrat se si duhet t’ i qasemi kësaj dukurie, përkatësishtë, qasjen e prevenimit të korrupsionit te të rinjtë, duke bërë që ata ta trajtojnë këtë çështje si një lloj krimi dhe qasjen e parandalimit  dhe marrjes së masave ndaj dukurive të korrupsionit.

“Arma më e fuqishme e luftimit të korrupsionit në shoqëri është prevenimi dhe edukimi pozitiv i të rinjve, edukimi  në frymën e kodit të mirësjelljes, kodit të vlerave të një shoqërie, ku korrupsioni merret si një sjellje devijante e dëmshme për shoqërinë”, është shrehur ministri Bajrami.

Ndër të tjera, ministri  Bajrami ka bërë të ditur se, nga ky vit MAShT në bashkëpunim me UNDP- në kanë filluar zbatimin e projektit i cili parasheh ndërtimin e një moduli specifik në arsimin parauniversitar që ka të bëjë me integritetin, dinjitetin dhe antikorrupsionin. 

“Jemi në fazën fillsetare, por së shpejti, brenda lëndës Edukatë Qytetare do të vendosim disa njësi mësimore lidhur me dëmet që i sjellë korrupsioni. Kjo më vonë parashihet që të bëhet edhe si lëndë e veçantë mësimore”, ka thënë ministri Bajrami.

Në konferencë të pranishëm ishin edhe drejtori i Misionit të Agjencisë të ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë-USAID, z. James Hope, drejtues të Lëvizjes FOL dhe akterë të rëndësishëm të cilët kanë të bëjnë me fushat në të cilat është zhvilluar hulumtimi.

Last modified: 30 Gusht, 2022