MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në një seancë jo të zakonshme parlamentare me fëmijë jetimë të Shqipërisë dhe disa fëmijë nga Kosova

20 Maj, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në një seancë jo të zakonshme parlamentare të përbërë nga një grup prej rreth 50 fëmijëve jetimë të Shqipërisë dhe një grup i fëmijëve nga fashti Shalë i Kosovës, në të cilën u nxor propozimi për zyrtarizimin e 20 Majit, Ditë Kombëtare të Jetimëve të Kosovës, për të bërë kështu unifikimin me Ditën Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, e cila ishte zytarizuar në vitin 2004.

Ministri Bajrami ka mbështetur propozimin për unifikimin e kësaj Dite, duke thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të integrojnë fëmijët jetimë dhe t’u ofrojnë atyre mbështetje institucionale për tu’a bërë më të lehtë fatin të cilin e kanë përjetuar.

“Ky aktivitet i juaji i sotëm tregon që këta fëmijë të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët janë prezent në sallë meritojnë të jenë deputet të së ardhme. Si ministër do të mbështes gjithmonë aktivitete të tilla dhe së bashku edhe me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Nikolla jemi duke punuar që juve fëmijë të dashur të ju ofrojmë edukim cilësor”, është shprehur ministri Bajrami.



Seanca e improvizuar parlamentare ishte iniciativë e Institutit Kombëtar të Fëmijëve Jetimë të Shqipërisë dhe në të ishte i pranishëm Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në fund të seancës ministrit Bajrami  dhe z. Ilir Çumani, drejtor i Institutit të Fëmijëve Jetimë të Shqipërisë i’u ndanë mirënjohje për kontribut në mbështetje të këtyre fëmijëve. 

Last modified: 26 Gusht, 2022