MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në ndarjen e çmimit “Doctor Honoris Causa” për James Pardew dhe Omer Xhemaili

18 Dhjetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në akademinë solemne të ndarjes së çmimit “Doctor Honoris Causa” për dy personalitete të shquara, diplomatit të njohur z. James Pardew për kontributin e tij për paqe në Ballkan, veçanërisht marrëveshjen e Ohrit dhe shkencëtarit Prof. Dr. Omer Xhemaili për arritjet e tij në shkencë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, ministri Bajrami vlerësoi lartë kontributin e këtyre dy personaliteteve për çështjen shqiptare.

Ministri Bajrami, në këtë ceremoni e cila shënoi po ashtu edhe 21 vjetorin e themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, e ka vlerësuar kontibutin e amasadorit Pardew për çështjen në Ballkan dhe kontributin e Prof. Dr. Omer Xhemaili në shkencat e mjekësisë.

Last modified: 30 Gusht, 2022