MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në lansimin e Projektit bamirës për fëmijë të Fondacionit “MoneyGram Care”

13 Korrik, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit bamirës për fëmijë të Fondacionit “MoneyGram Cares” në Prishtinë . Ky projekt do të aplikohet nga shtatori i këtij viti në Kosovë dhe Maqedoni dhe ka për qëllim nxitjen dhe rritjen e aftësive për lexim tek fëmijët ,me q`rast nxënësve të klasave të para të rreth 800 shkollave nga të dy shtetet , do të i`u dhurohen falas më shumë se 3700 sete librash .

Me këtë rast, Ministri Bajrami, ka falënderuar përfaqësuesit e Fondacionit “MoneyGram Care “ për këtë dhuratë që do të i’u bëhet nxënësve tanë  në të ardhmen .

“Lansimi i këtij projekti për nxënësit tanë të klasave të para është një mundësi e mirë që ata përmes teksteve, tregimeve dhe shprehjeve të ndryshme figurative të zhvillojnë dëshirën për të lexuar  dhe aftësitë e interpretimit përmbajtjesorë të teksteve”, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami vuri në pah se, Ministria e Arsimit siguron tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore, porse këto sete tekstesh që do të shpërndahen në shkollat tona do të bëjnë më të lehtë zhvillimin e tyre intelektual dhe ndërtimin e personalitetit  dhe realizimin e ëndrrave të tyre në të ardhmen.

Të pranishmit i ka përshëndetë edhe z. Massimo Canovi, udhëheqës i “MoneyGram Care” për Evropën Juglindore  dhe kampionia znj. Majlinda Kelmendi, Ambasadore e këtij fondacioni, të cilët folën për rëndësinë e dhurimit të këtyre seteve tekstesh  përmes të cilave synohet frymëzimi për lexim edhe përmirësimi i jetës me një model pozitiv.

Me respekt

Divizioni për Komunikim publik

038 231 065

Last modified: 25 Gusht, 2022