MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Kultura dhe Arsimi”

14 Prill, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Kultura dhe Arsimi”, në të cilën po trajtohen çështje të rëndësishme që ndërlidhen me këto dy fusha, sa i përket krijimit të kushteve që institucionet e kulturës dhe arsimit të funksionojnë në mënyrë të pavarur, drejt krijimit të një shoqërie të orientuar tërësishtë në integrimet evropiane.

Ministri Bajrami tha se, kjo konferencë dy ditore ndërlidhë dy sektorë shumë të rëndësishëm për një shoqëri të tranzicionit, ku arsimi dhe kultura janë baza e krijimit të identitetit të një shoqërie të re dhe integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Ministri Bajrami theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Arsimit në krijimin e një sistemi cilësor i arsimit, i cili krijon familje të forta, shtet demokratik dhe shoqëri civilizuese.

“Në po punojmë që përmes sistemit arsimor qysh në moshë të hershme te të rinjtë të krijojmë identitetin e individit. Po bëjmë përpjekje që të ndërtojmë një sistem pozitiv, me vlera qytetëruese, një shoqëri të orientuar drejt identitetit të vet kombëtarë, drejt respektit dhe diversitetit etnik dhe fetar. Të rinjtë tanë duhet të edukohen në atë mënyrë që sa më shpejtë të ndërtojnë shkathtësi dhe kompetenca, t’ i orientojmë drejtë punësimit dhe t’ u mundësojmë që gjatë gjithë jetës të ndërtojnë karrierë”, tha ministri Bajrami.

Ndërsa, ministri i Kulrurës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala tha se, Qeveria e Kosovës ka inicuar një varg reformash me të cilat synon që kulturën ta kthejë në një fushë prioritare. Ministri Shala foli edhe për investimet kapitale të Ministrisë së Kulturës, sa i përket renovimit të institucioneve nacionale dhe lokale të kulturës.

Last modified: 30 Gusht, 2022