MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në hapjen e ekspozitës “ Privatësia e shkelur “

20 Prill, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Privatësia e shkelur” e organizuar nga MAShT, në bashkëpunim me , Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fakultetit të Artit Figurativ të Universitetit të Prishtinës .

Të gjitha pikturat janë realizuar nga 20  studentë të Fakultetit të Arteve të UP-së , me motivacion (temë) ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, në përgjithësi lidhur me rëndësinë që ka privatësia,si e drejtë elementare e secilit.

Ministri Bajrami me këtë rast ka përgëzuar studentët për pikturat e realizuara  me përkushtim dhe ndjeshmëri të hollë artistike, të cilat  njëherësh paraqesin edhe talentin e tyre ndjenjën humane, njerëzore  e kulturore .

 “Ministria e Arsimit, do  të mbështesë gjithmonë ekspozita të tilla që kanë karakter senzibilizues, që kanë mesazhe të qarta për nevojën e respektimit dhe  ruajtjes së privatësisë , ruajtjen e integritetit dhe dinjitetit të secilit  dhe  kjo dëshmon edhe për përkushtimin tonë si Ministri për  një edukim pozitiv të gjeneratave të reja”,  tha ministri Bajrami.

Në vazhdim ministri Bajrami theksoi se  “ këso lloj aktivitetesh  padyshim krijojnë efektin edukativ, krijojnë nxënës, studentë e intelektual të përgatitur  me edukim pozitiv, qytetar,  që njohin mirë të drejtat e njeriut dhe respektojnë ato “.

Në fund iu ndanë mirënjohje 3 studentëve për  realizim të suksesshëm të pikturave  të cilat juria  ka vlerësuar  se janë realizuar në frymën e mesazhit që ka për qëllim dhe  përcjell tema e ekspozitës “Privatësia e shkelur”.

Last modified: 26 Gusht, 2022