MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në fillimin e punimeve për infrastrukturë shkollore në dy shkolla të Drenasit

21 Korrik, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, i shoqëruar nga ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, ka marrë pjesë sot në fillimin e punimeve në ndërtimin e infrastrukturës shkollore në shkollën fillore “7 Marsi” në Kishnarekë të Drenasit, si dhe në fillimin e punimeve për renovimin e shkollën fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran të po kësaj komune.

Ministri Bajrami, edhe gjatë kësaj vizite, ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e cilësisë në arsim. “Ne duam të krijojmë shkolla moderne. Ndërtimi i shkollave nuk është reformë në arsim. Reformë në arsim është ngritja e cilësisë dhe fakti që MAShT ka vendosur që t’ia dorëzojë komplet procesin e ndërtimit të shkollave Ministrisë së Administratës Publike tregon që ne dëshirojmë të investojmë në ngritjen e cilësisë”. 

Ministri Bajrami theksoi se kjo shkollë është moderne kur mësimdhënësit do të jenë modern. “Nuk mjafton që vetëm objektin e shkollës ta bëjmë modern, nëse nuk kemi mësimdhënës të mirë. Nëse mësimdhënësit janë të mirë, do të kemi edhe nxënës të mirë dhe kështu sigurojmë cilësi në arsim”.

Do të ndërtojmë godina, tha ministri, do të krijojmë ambiente moderne, por do të kërkojmë cilësi, sepse Qeveria ka investuar shumë në profesionin e mësimdhënësve, i cili tash është më i kërkuari në tregun e punës.

Last modified: 29 Gusht, 2022