MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në ceremoninë e përzgjedhjes së studentëve kosovarë të cilët do të prezantojnë Kosovën në Filharmoninë e Berlinit

6 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në ceremoninë e përzgjedhjes së studentëve kosovarë, të cilët do të prezantojnë Kosovën në Filarmoninë e Berlinit, që do të mbahet më 27 prill 2016, koncert i referuar si “Një mbrëmje për Kosovën”. 

Audicionet për këta muzikantë u mbajtën nga 2 deri më 5 nëntor në Prizren dhe Gjakovë, ku u zgjodhën që bashkë me Blerim Grubin dhe Sihana Badivukun, në Berlin të interpretojnë edhe muzikantët Tomor Kumnova dhe Ermal Kabashi – kitaristë, Andi Duraku, Eda Vllaqo dhe Alp Kuka – pianistë dhe kompozitori Hajrullah Syla.



Ministri Bajrami e ka vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm prezantimin e Kosovës në këtë koncert dhe ka ururar studentët që të prezantohen denjësisht në këtë ngjarje të madhe për muzikën.

Last modified: 30 Gusht, 2022