Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka vizituar Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK ) në Prishtinë, me ç` rast është pritur nga drejtori Uranik Begu.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që të shoh nga afër punën praktike të “kompanive” të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre krijues në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe inovacionit.
Ministri Bajrami dhe drejtori Uranik Begu biseduan për mundësitë e integrimit (pilotimit ) të disa programeve nga lëmia e teknologjisë në shkolla, për të krijuar kështu edhe mundësitë e krijimit të produkteve reale dhe promovimit të aftësive krijuese të talenteve të rinjë në dizajnimin e programeve kompjuterike.
Ministri Bajrami u shpreh se është shumë i kënaqur me atë që pa nga puna praktike që demonstruan dhe produktet që prezantuan disa nga kompanitë që veprojnë këtu dhe shtoi se kjo dëshmon se Kosova ka një rini inteligjente me aftësi të jashtëzakonshme kreative të cilëve duhet krijuar mundësitë për të zhvilluar shkathtësitë dhe kompetencat , të rëndësishme për perspektivën e zhvillimit të ekonomisë dhe të biznesit në vendin tonë .
Last modified: 26 Gusht, 2022