14 Shtator 2020
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, kanë vizituar sot shkollën “Iliria” dhe Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, për të parë nga afër fillimin e procesit të mësimit.

Ministri Likaj ka qëndruar në disa klasë, ku ka bashkëbiseduar me nxënësit, të cilët janë shprehur të lumtur që janë kthyer përsëri në shkollë dhe janë takuar me shokët, shoqet dhe mësuesit.Po ashtu, Ministri ka biseduar me nxënësit edhe për rëndësinë që ka respektimi i rregullave në oborrin e shkollës, në shkollë dhe në klasë, ndërsa iu ka uruar shëndet e suksese atyre dhe të gjithë nxënësve në Republikën e Kosovës.
