MASHT

Ministrat Bajrami dhe Murati si dhe përfaqësues të MASH diskutuan për implementimin e Marrëveshjes për Organizimin e përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë

26 Maj, 2016

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe teknologjisë z Arsim Bajrami dhe ministri i Ministrisë së Diasporës   z Valon Murati , zhvilluan një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë(MASH) dhe ekspertëve për hartimin e kurrikulave ,  me q`rast u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërinstitucional në fushë e arsimit dhe edukimit .  Në veçanti u fol për  implementimin e Marrëveshjes për  Organizimin  e përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë , e cila u nënshkrua në mars të këtij viti .

Ministri Bajrami me këtë rast ka përgëzuar  të gjithë mësimdhënësit të cilët punojnë më nxënësit në diasporë, njëherësh është shprehur se MASHT , do të vazhdojë të mbështesë me tekste shkollore e forma të ndryshme zhvillimin me sukses të  mësimit  plotësues të gjuhë shqipe në diasporë .

Ne jemi në përcjellje të punës suaj dhe jemi të sigurt se është arritur një sukses në ndërtimin e kurrikulës  dhe standardeve  për mësimin e unifikuar në diasporë , gjithashtu edhe për trajnimin profesional të mësimdhënësve.

“ Në të gjitha vendet që kam  vizituar dhe kam  pas takime me mësimdhënësit në diasporë , kamë vërejtur se është  nevoja për  një kurrikulë dhe standard unik të mësimit ,  ndërsa  shumica e mësimdhënësve  kanë theksuar  nevojën që të kenë një lloj certifikate për njohjen zyrtare të punës së tyre si mësimdhënës  të angazhuar, ndërsa është i nevojshëm edhe trajnimi profesional i tyre , i cili duhet të jetë një proces i vazhdueshëm ku ata do të aftësohen me metodologji të reja të mësimdhënies” ,  tha ministri Bajrami.

Ministri  Bajrami , gjithashtu theksoi se ofrimi e mësimit të integruar për diasporën të trajtohet si detyrim kushtetues që  e kemi të përcaktuar edhe në legjislacionet tona.

Ndërsa sa i përket sigurimit të teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës , ministri Bajrami tha se do të shikohen mundësi të reja për deportimin e teksteve në destinacion ku rol kyç do të ketë Shqipëria për faktin se Serbia ende nuk e njeh Kosovën  si shtet tha ministri Bajrami.

Ndërsa ministri i Ministrisë së Diasporës , z Valon Murati tha se  shkolla shqipe duhet të mbështetet në vazhdimësi , që të kemi kontinuitet të zhvillimit të mësimit atje, ndërsa theksoi se në këtë drejtim është i rëndësishëm  implementimi i marrëveshjes  së përbashkët financiare. 

Ministri Murati gjithashtu theksoi nevojën për  vetëdijesimin e fëmijëve tanë por edhe të prindërve që të kemi një përfshirje më të madhe të nxënësve në mësimin plotësues në diasporë .

Z. Erzen Tola ( përfaqësues i Shqipërisë ) ndër tjera tha se Ministria e Arsimit e Shqipërisë  merr përsipër implementimin e marrëveshjes së përbashkët  si një produkt  jashtë zakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporën tonë dhe se  kjo çështje do të  diskutohet edhe në nivelet e larta politike të shtetit .

Grupet   përbashkëta ndërshtetërore janë në proces të hartimit të kurrikulës dhe standardeve unike për mësimin në diasporë dhe mërgatë 

Last modified: 30 Gusht, 2022