MASHT

Ministrat Bajrami dhe Ademi nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë mes dy vendeve

22 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.

Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.

“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri, z. Arsim Bajrami.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.

Last modified: 30 Gusht, 2022