MASHT

Mësimi rifillon të hënën

19 Shkurt, 2012

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njofton të gjithë nxënësit dhe mësimsdhënësit se mësimi do të rifillojë nesër (e hënë), më 20 shkurt 2012, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

MAShT njofton se mësimi mund të mos fillojë në disa shkolla në zonat rurale, ku Drejtoritë Komunale të Arsimit vlerësojnë se ende nuk ekzistojnë kushtet të zhvillohet mësimi, për shkak të borës së madhe që ka përfshirë ato vende.

Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MAShT-in.

Last modified: 29 Gusht, 2022