MASHT

Memorandum Mirëkuptimi mes MAShT dhe projektit arsimor Gjermani/Kosovë “Education Unlimited”

23 Shtator, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe përfaqësuesja e projektit arsimor Gjermani/Kosovë, znj. Kerstin Labonte, kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit për vazhdimin e projektit të përbashkët “Edukimi ndërton ura”.

Sipas këtij Memorandumi, bashkëpunimi mund të përfshijë lëmi të ndryshme, si: shkëmbimi i  nxënësve mes dy shteteve, shkëmbimi i studentëve, bashkëpunimi mes shkencëtareve të dy shteteve, botime të përbashkëta, realizimi i projekteve të përbashkëta arsimore ose kërkimore, mbajtja e konferencave të përbashkëta, bashkëpunimi mes  programeve të përbashkëta mësimore, si dhe bashkëpunimi mes programeve të përbashkëta kulturore. 
 
Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, bashkëpunimi në arsim me shtetin gjerman gjithmonë ka qenë frytëdhënës dhe ka ndihmuar shumë arsimin kosovar, ndërsa theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm, sepse ofron më shumë mundësi të njohjes së kulturave dhe po ashtu ofron edhe komponentë të tjerë që ndihmojnë të rinjtë tanë në marrjen e një arsimi dhe edukimi sa më cilësor.  

Projekti “Edukimi ndërton ura” ka filluar në vitin 2013 dhe përmes tij shumë nxënës kanë realizuar vizita të ndërsjella në Kosovë dhe Gjermani.

Last modified: 29 Gusht, 2022