Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR-KS) dhe partnerëve të saj Comunity Bilding Mitrovica, Programi “Kërko Drejtësi”.
Me këtë Memorandum i bëhet e mundur kësaj Nisme dhe partnerëve të saj , zbatimi i projektit “Të rinjtë për drejtësi Y4J” në shkollat e mesme të rajonit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.
Platforma edukative e krijuar me këtë Memorandum Bashkëpunimi do të ftojë nxënësit e shkollave të mesme që të marrin pjesë në klube të debatit, kampe rinore, dhe aktivitete relevante të programit “D4J” të dizajnuara për të ftuar nxënësit në aksione të përgjegjshme publike.
Ministri Bajrami theksoi rëndësinë e këtij projekti për nxënësit dhe theksoi se MAShT është e interesuar për ofrimin e një edukimi pozitiv në sistemin arsimor të Kosovës, që përkon edhe më frymën e këtij projekti.
Programi Kërko Drejtësi (D4J) është i mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Last modified: 26 Gusht, 2022