MASHT

Me revistën “OK Kids” filloi pilotimi i mësimit të gjuhës angleze nga klasa e parë

1 Tetor, 2010

Me rastin e fillimit të pilotimit të mësimit të gjuhës angleze nga klasa e parë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe ambasadori i e Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparks, bënë shpërndarjen simbolike të revistës për fëmijë  “Ok Kids” në shkollën fillore  “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Revista “Ok Kids” është në dy gjuhë, në anglisht dhe shqip dhe do t’u shërbejë nxënësve si mjet mësimor.

Mësimi i gjuhës angleze nga klasa e parë, sipas Kornizës së Kurrikulumit të ri të Kosovës, parashihet të fillojë në vitin 2011.

Gjatë këtij viti shkollor kjo lëndë do të pilotohet në disa shkolla të zgjedhura të Kosovës.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj me rastin e shpërndarjes së revistës “Ok KID”, nxënësve ju tha se kjo revistë që ju do ta keni në duart tuaja, do të shërbejë që ta mësoni më lehtë komunikimin me botën në gjuhën angleze, e cila është gjuhë të cilën e mëson tërë bota.

Ministria e Arsimit ka vendosur që kjo gjuhë të mësohet nga klasa e parë fillore në të gjitha shkollat, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjuha angleze për ju, do të jetë një mundësi e re, një shans e re për komunikim me botën, një shans që ta ndryshoni jetën tuaj dhe që Kosovën ta bëjmë Shtet të Dijes.

Ndërkaq, ambasadori Andy Sparks tha se, ju mund ta kuptoni se është shumë e dobishme që të mësoni gjuhët e huaja. Unë në kohën time nuk kam pas mundësi të kem një revistë të tillë si kjo për të mësuar diçka të tillë. Ju tashmë keni internet dhe çdo gjë është në gjuhën angleze. Pra, kjo është një mundësi më shumë për ju dhe ju uroj sukses në mësim.

Mendoj që është shumë e rëndësishme që nxënësit ta kenë këtë revistë dhe të mësojnë gjuhën që nga mosha e re. Jam shumë i lumtur që jam këtu në mes këtyre nxënësve që janë e ardhmja e Kosovës tha ambasadori Sparks.

Në një prononcim për media, ministri Hoxhaj tha se përmes gjuhës angleze lidhemi me popujt më të fuqishëm në botë, me tregjet dhe ekonomitë më të zhvilluara. Përmes kësaj gjuhe, Kosova do të shndërrohet në shtet me ekonomi dhe shoqëri të dijes. Dua ta falënderoj ambasadorin britanik dhe Këshillin Britanik për inciativën e botimit të kësaj i reviste për nxënësit tanë.

Ministria e Arsimit, do të fillojë trajnimin mësimdhënësve së shpejti. Ata mësimdhënës të cilët planifikojmë që të trajnohen do marrin kualifikime ndërkombëtare për mësimdhënie të gjuhës angleze.

Para disa ditësh kemi biseduar me ambasadorin Sparks ku kemi prezentuar një raport fizibiliteti për atë se çfarë programesh mësimore duhet të ofrohen, çfarë lloj kualifikimesh duhet të kemi, dhe jam shumë i sigurt që mësimdhënësit e trajnuar gjatë këtij viti do të marrin certifikata ndërkombëtare të cilat do të njihen kudo dhe se krejt kjo ndodhë sipas standardeve dhe në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve tha në fund ministri Hoxhaj.

Last modified: 26 Gusht, 2022