MASHT

Me DKA-të u bisedua për Provimin e Maturës dhe fillimin e vitit të ri shkollor

27 Gusht, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në takimin me drejtorët komunal të arsimit (DKA), ku u bisedua për përgatitjet finale për fillimin e vitit të ri shkollor 2015-2016, organizimin e provimit të Maturës Shtetërore – afati i gushtit, procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave dhe çështje tjera me interes.

Ministri Bajrami tha se ka vazhduar me sukses procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore sipas kërkesave të drejtorive komunale të arsimit, ndërsa kërkoi nga drejtorët e arsimit nëpër komuna që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtje të Provimit të Maturës Shtetërore (afati i dytë) dhe për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, por edhe për procese të tjera të rëndësishme në funksion të reformës për ngritjen e cilësisë në arsim. 

Ndërkaq, sa i përket përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave, ministri Bajrami kërkoi nga përgjegjësit komunal të arsimit që të bëjnë përzgjedhjen e tyre duke respektuar maksimalisht kriteret dhe kushtet e përcaktuara me legjislacionin për arsim. 

Last modified: 1 Shtator, 2022