Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënshkruan Marrëveshje për realizimin e projektit ndërtimi i sallës së sporteve në Kamenicë.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeve është përmirësimi i infrastrukturës sportive, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme për aktivitetet sportive dhe rekreacion.
Ministrja Arbërie Nagavci ka shprehur mbështetjen e saj për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se ky projekt synon të ofrojë mjedis modern dhe të sigurt për komunitetin lokal, duke inkurajuar aktivitetet sportive dhe shëndetësore.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se projekti i ndërtimit të sallave sportive është investim i rëndësishëm për arsimin dhe mirëqenien e të rinjve.
Për projektin, ndërtimi i sallës së sporteve në komunën e Kamenicës, MAShTI do të participojë me 450.000.00 euro kurse komuna e Kamenicës me 100,000.00 euro.
Last modified: 26 Korrik, 2024