Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan sot Marrëveshje për realizimin e projektit renovimi i çerdhes dhe Marrëveshje për renovimin dhe ndërtimin e aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Petrovë të Shtimes.
Qëllimi i këtyre dy Marrëveshjeve është, rritja e mundësive për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimi në infrastrukturën arsimore.
Ministrja Arbërie Nagavci, ka theksuar rëndësinë e këtyre projekteve, duke synuar përmirësimin e kushteve në çerdhe, krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit si dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bëri të ditur se, këto projekte tregojnë përkushtimin e institucioneve për të përmirësuar arsimin dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët në Kosovë.
Për projektin renovimi i Çerdhes në Shtime, MAShTI do të participojë me 130.000.00 euro kurse komuna e Shtimes 20,000.00 euro, ndërsa për projektin renovimi dhe ndërtimi i aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri”, MAShTI do të participojë me 1,100.000.00 euro kurse komuna e Shtimes me 150,000.00 euro.
Last modified: 26 Korrik, 2024