MASHT

MASHTI KOORDINOHET ME DKA-TË PËR ORGANIZIMIN E TESTIT TË ARRITSHMËRISË

4 Qershor, 2020

04 Qershor 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka mbajtur sot takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit për të bashkërenduar aktivitetet për mbylljen e vitit shkolllor dhe organizimit të Testit të Arritshmërisë.

Në hapje të këtij takimi, në emër të MAShTI,  të pranishmit i përshëndeti Lulavere Behluli, e cila theksoi se organizimi i këtij testi për nxënësit e klasave të nënta në kohë pandemie, është një sfidë në vete.

Ndërsa, Fatmir Elezi, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim theksoi se me dokumentetet e nxjerra nga MAShTI, ku janë janë dhënë udhëzimet e nevojshme për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe me një bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, do të mund të përfundohet me sukses ky testim i rëndësishëm për klasat e nënta.

Drejtorët e DKA-ve u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që viti shkollor të mbyllet me sukses dhe testimi i nxënësve të bëhet në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Last modified: 8 Qershor, 2022