MASHT

MASHTI KA FILLUAR TRAJNIMIN E TRAJNERËVE PËR PILOTIMIN E KURRIKULËS PËR EFH

8 Dhjetor, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka filluar procesin e trajnimit të trajnerëve për pilotimin e Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ndërsa javën e ardhshme do të vazhdohet me trajnimin e inspektorëve të arsimit edhe me dy grupet e para të trajnimit të edukatorëve, drejtorëve të institucioneve parashkollore dhe stafit profesional.

Pilotimi i Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, do të realizohet në 10 komuna, në 12 institutucione parashkollore dhe 20 klasë parafillore.

Kjo Kurrikulë është dokumenti themelor mbi bazën e të cilit organizohet veprimtaria edukative në institucionet e EFH-së. Roli i Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme është të ndihmojë zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, duke pasur parasysh trendet zhvillimore në vend dhe në nivel ndërkombëtar.

Last modified: 8 Dhjetor, 2023