Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së e kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.
Të nominuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose (10) vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës dhe të kenë njohuri të gjuhës angleze.
Sipas kësaj thirrje, kërkohen nominime për 4 fusha të caktuara:
1.Edukimi, shkencat humane dhe artet;
2.Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia;
3.Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika&Inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi;
4. Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.
Përparësi kanë kandidatët nga fushat: artet, drejtësia, shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika & inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi, shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.
Fushat me përparësi janë fushat të pambuluara nga antarët aktual të KSHC-së.
Afati për nominime do të jetë deri më 26.06.2023 në ora 16:00.
Detajet e kësaj thirrje mund ti gjeni në këtë link: http://bitly.ws/IVbU
Last modified: 19 Qershor, 2023