Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka falënderuar Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group – ETC” për donacionin prej 460 laptopë për mësimin në distancë.
Pas lajmit për këtë donacion, ministrja Hykmete Bajrami ka zhvilluar një bisedë telefonike me z. Kelmendi, ku në emër të MAShTI, e ka falënderuar atë për këtë kontribut të rëndësishëm në këtë kohë pandemie. Ministrja Bajrami ka theksuar se ky donacion shumë i rëndësishëm për nxënësit në Kosovë, do të ndihmojë shumë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë. Ministrja Bajrami është dakorduar me z. Kelmendi që 460 laptopët nga “Elkos Group – ETC” të dorëzohen në MASHTI me datë 4 maj, prej nga do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. MAShTI për këtë qëllim do të formojë një komision, i cili do të përbëhet nga:Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, PrishtinëDrejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, PejëDrejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, GraqanicëDrejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ShtimeDrejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, MitrovicëDrejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, SuharekëNjë përfaqësues i “Elkos Group – ETC”Një përfaqësues i MAShTI-t.
Last modified: 8 Qershor, 2022