MASHT

MAShTI dhe WUS Austria nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për bashkëfinancimin e Programit ShER

5 Mars, 2025

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha menaxhuese për Shërbimin Botëror në Austri, Veronika Nitsche nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për bashkëfinancimin e programit “Arsimi i Lartë dhe Kërkimi Shkencor i Qëndrueshëm – ShER”, në vlerë prej 2.750.000 euro!

Programi ShER i cili është duke u zbatuar dhe pritet që të përmbyllet në vitin 2027, synon të prekë aspekte thelbësore të arsimit të lartë, si: financimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë në bazë të performancës, rishikimi dhe përmirësimi i statuteve të IAL dhe harmonizimi i rregulloreve, implementimi i Programit Kombëtar të Shkencës etj.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për shtetin e Austrisë, për mbështetjen e vazhdueshme në arsim, ndërsa ka shtuar se Programi ShER është hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale dhe kërkesat konkrete të arsimit të lartë në Kosovë.

Ndërsa, drejtoresha Nitsche, falënderoi ministren për bashkëpunimin, ndërsa foli edhe për rëndësinë e Programit ShER dhe ndikimin e tij në arsimin e lartë.

Last modified: 5 Mars, 2025