MASHT

MASHT organizoi koktej për pjesmarrësit në Universitetin Veror të Prishtinës

20 Korrik, 2010

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot në orët e vona ka shtruar një koktej rasti për studentët vijues të Universitetit veror të Prishtinës (UVP), dhe të Universitetit Amerikan (AUK).

Në fjalën përshëndetës Zëvendës Ministri i Arsimit z. Agim Hyseni, është shprehur se, Qeveria e Kosovës e ka prioritet arsimin, dhe se në këtë drejtim angazhimi ynë, si dhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë është në nivelin e duhur. Ne synojmë integrimin e Kosovës në Bashkësinë Evropiane por krahas kësaj edhe ndërkombëtarizimin, përkatësisht integrimin arsimit të Lartë në Hapësirën Evropiane të Arsimit.

Universiteti Veror i Prishtinës, para së gjithash është një rast i mirë dhe shumëdimensional në kuptimin e këmbimit te përvojave reciproke në fusha të ndryshme të dijes. Ndërkohë që komunikimi i juaj i ndërsjellë gjatë qëndrimit në Prishtinë është gjithashtu një rast i mirë i njohjeve reciproke të vlerave, afirmimi i tyre.

Ndryshe, është e hera e dhjetë që në Prishtinë organizohet UV, në të cilin përherë kanë marrë pjesë studentë dhe ligjërues nga shumë vende të botës.

Sivjet janë 370 pjesëmarrës nga shumë vende të Evropës dhe botës, si nga SHBA-të, nga shtete Evropiane, Azerbejgjani, Gjeorgjia, nga vendet e rajonit në mesin e të cilëve janë edhe 8 student nga fqinji verior Serbia. 
Në mësin e tyre janë edhe 21 ligjërues ndërkombëtarë të fushave të ndryshme të cilët po ofrojnë njohuritë e tyre studentëve pjesëmarrës në UV.

Në program të edicionit sivjetmë të UV-së janë kurse, ligjërata nga fusha të ndryshme të Drejtësisë dhe Ekonomisë por e veçanta është se për herë të parë po mbahet edhe kursi për edukatën muzikore ku ligjëruesja është nga Oksfordi (SHBA).

Last modified: 26 Gusht, 2022