MASHT

MAShT mbështet Federatën e Sportit Shkollor

11 Nëntor, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), z.Ramë Buja, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), z.Memli Krasniqi, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor (FBSH), z.Enver Hajredini, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të krijimit të kushteve për njohjen, edukimin dhe formimin e nxënësve, vetëdijesimin për parimet, rregullat dhe kufizimet në sport.

Me këtë marrëveshje, MAShT, përveç tjerash, merr përsipër të sigurojë kuadrin mësimor dhe literaturë profesionale, përfaqësuesit e aktiviteteve dhe hapësirat shkollore publike, oraret e aktiviteteve, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve garuese shkollore në nivel shkolle, komuna apo nivel kombëtar.

MAShT dhe MKRS mbështesin FBSH-në në zhvillimin e aktiviteteve për promovim dhe edukim sportiv të nxënësve në frymën e parimeve të Kartës Olimpike, Marrëveshjes Evropiane kundër Dopingut dhe konventa e marrëveshje tjera të UNESCO-s e të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
FBSH zhvillon aktivitetet sportive në mbështetje të MAShT dhe MKRS-së, duke respektuar parimet e marrëveshejes së përbashkët.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.