Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në të cilin u diskutua për ditën e dytë (afatit të parë) të testit të maturës, si dhe mbarëvajtjen e testit në ditën e parë.
Ekrem Kastrati , Sekretar i Përgjithshëm i MAShT ka falënderuar përgjegjësit komunal të arsimit, pjesëmarrës në këtë takim, për angazhimin , përgatitjet dhe ecurinë e këtij procesi në ditën e parë .
Sekretari Kastrati, poashtu ka thënë se disa objektiva të maturës nuk janë realizuar plotësisht, përfshirë këtu edhe mos zbatimin e vendimit të ministrit Bytyqi sa i përket ndalimit të telefonave në qendrat e testimit.
Në këtë takim u theksua nevoja e respektimit me rigorozitet të vendimit të ministrit Bytyqi sa i përket mbarëvajtjes së testit të maturës 2018 dhe në këtë kontekst u kërkua angazhim më i madh i të gjithë akterëve pjesëmarrës në menaxhim të pjesës së dytë të testit .
Last modified: 13 Qershor, 2022