MASHT

MAShT ka pajisur shkollën e mesme profesionale ” Lasgush Poradeci” në Kijevë me inventarin e nevojshëm shkollor

16 Nëntor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi , i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës, të cilën MAShT e ka pajisur me inventarin e nevojshëm shkollor.

Ministri Bytyqi me këtë rast është shprehur se, është obligim i yni që të ofrojmë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore dhe se këto pajisje gjithsesi janë një motiv shtesë për nxënësit dhe mësimdhënësit, të cilët janë në proces të edukimit dhe arsimimit.

Ministri Bytyqi theksoi se Ministria e Arsimit është e angazhuar në plotësimin e hapësirave shkollore kudo që është e nevojshme dhe në këtë aspekt do të kërkojë mbështetje nga faktorët relevant vendor dhe ndërkombëtarë, me qëllim që të krijohen kushte për zhvillim të një procesi mësimor, konform standardeve bashkëkohore.

Në fund, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për pajisjet e reja, ministri Bytyqi u shpreh se tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e tyre që të kenë kujdes në mirëmbajtjen e pajisjeve, objektit shkollor dhe hapësirave të tjera, për faktin se një gjë e tillë do ti bënte të ndjehen motivues për mësim cilësor, i cili është synim i përbashkët.

Last modified: 25 Gusht, 2022