MASHT

MASHT-i dhe GTZ-ja , angazhohen për Masat Parandaluese kundër Braktisjes së Hershme të Shkollës

1 Korrik, 2010

Është bërë prezentimi i programit të hartuar nga GTZ, që ka të bëjë me arsimin joformal dhe masat planifikuese për adresimin e braktisjes së hershme të shkollës. Ky studim është bërë nga ekspertë të GTZ-së dhe është bazuar në hulumtime nga terreni, ku kjo Organizatë Qeveritare Gjermane për vite ka shtrirë aktivitetin përkrahës zhvillimor në fushën e arsimit në Kosovë.

Në fjalën hyrëse, ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj, me fjalë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit në Kosovë është shprehur se “Pa GTZ, sistemi ynë arsimor, reformat në arsim, nuk do ta kishin kahjen e duhur”. Ndërkaq, duke folur për projektin kundër braktisjes të hartuar nga ekspert të GTZ, ministri Hoxhaj tha se: “Së pari ky projekt i referohet një mbështetje përmes ekpertizës, synon të kualifikohet, dhe së treti, synon një menaxhim të mirë të shkollave’

.Nëse nuk ka efikasitet, pothuajse është e pamundur të priten rezultate të mira në arsimin joformal. Ndërkaq, braktisjen e shkollës, ministri Hoxhaj e cilësoi si një nga problemet shqetësuese”.

Ne si ministri, kemi hartuar një plan konkret dhe pragmatik i cili përshkruan nevojat dhe masat që duhet të ndërmerren në të ardhmen. Krahas kësaj është shumë e rëndësishme që të adresohet edhe arsimi joformal.
Të gjitha aktivitetet që ka MASHT, dhe që synon ti realizojë , mjerisht deri më tani i janë referuar fushës së arsimit formal të të gjitha niveleve.

Arsimi Joformal, arsimi për të rritur dhe ai parashkollorë, janë tri fushata ku deri më tash, ne nuk kemi pas mundësi as të hartimit të politikave, as të ndarjes së buxhetit, as të ndryshimit të gjendjes në këta sektorë.

Prandaj, kjo konferencë e cila do të merret kryesisht me aspekte të arsimit joformal dhe me adresimin e braktisjes nga shkolla, është shumë relevante për MASHT-in, që të kuptojmë se në çfarë drejtimi do të duhet të lëvizim në të ardhmen që së paku për muajt dhe vitet e ardhshme ti adresojmë disa prej sfidave kryesore.

Pasi falënderoi GTZ për mbështetje të fuqishme, afatgjate në çdo shkollë në Republikën e Kosovës, ai shtoi se rruga që kemi ndjekë së bashku është rrugë evropiane, meqë arsimi është i barabartë me ekonomi dhe se edhe edukimi edhe ekonomia janë rrugë drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, znj.Sabrina Storm, zv.drejtoreshë dhe këshilltare për arsim GTZ -së vlerësoi angazhimin e të gjithë ekspertëve dhe mësimdhënësve në marrjen e të dhënave, për të shtuar se bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit është në nivelin e duhur që nga fillimi dhe se ky bashkëpunim, kjo mbështetje e GTZ-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Prezentimin e programit e bëri ekspertja e jashtme e GTZ-së, zonja Bianca Agert ndërkaq nga kjo konferencë, pritet të dalin edhe rekomandimet për punë në të ardhmen.

Last modified: 26 Gusht, 2022