MASHT

MASHT FINALIZON PËRGATITJET PËR MBAJTJEN E PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE 2018 (AFATI I GUSHTIT)

27 Gusht, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin me komisionerët e testit të Maturës Shtetërore 2018, të organizuar nga Komisioni i Shtetëror i Maturës. Me këtë rast, ministri Bytyqi është shprehur se, tashmë janë bërë përgatitjet e duhura dhe kërkoj nga të gjithë të angazhuarit në këtë proces që të kryejnë detyrën me përgjegjësi, ashtu që çdo gjë të shkojë mbarë.

Ministri Bytyqi, kërkoi nga komisionerët e pranishëm që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit.

Ministri Bytyqi theksoi nevojën e respektimit me rigorozitet të akteve ligjore, vendimit dhe udhëzimit administrativ lidhur me mbarëvajtjen e Testit të Maturës Shtetërore, duke shtuar se dëshiron që të kemi rezultate reale dhe të besueshme.

Në këtë takim po ashtu u tha se, nxënësve nuk do tu lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin.

Telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët.

Ndryshe, për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisioner .

Janë caktuar edhe 630 administrator dhe 105 mbikëqyrës .

Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë , ndërsa fillon në ora 10 : 00 në të gjitha qendrat e paracaktuara.

Dita e parë e provimit është me datë 28 gusht ndërsa dita e dytë do të jetë 1 shtator 2018 .

Last modified: 10 Qershor, 2022