MASHT

MASHT FILLON NDËRTIMIN E SHKOLLËS NË DOGANAJ TË KAÇANIKUT

19 Korrik, 2019

19 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me kryetarin e komunës së Kaçnikut Besim Ilazi, deputetë e zëvendësministra të kësaj zone, ka vënë gurëthemelin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ali Asllani” në fshatin Doganaj.

Ministri Bytyqi , ndër tjera tha se fillimi i ndërtimit të kësaj shkolle, nuk është  vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Ne si ministri po marrim për obligim që këto ambiente ti shëndrrojmë në ambiente moderne, tha ministri Bytyqi dhe shtoi se është obligimi i përbashkët që na takon të gjithëve të angazhohemi së bashku ta ngrisim cilësinë në arsim .

Ministri Bytyqi , poashtu tha se hapi i parë  është që të kemi objekte modern, hapi i dytë është angazhimi i përbashkët që të kemi mësimdhënie dhe mësimnxënie moderne.

“Ky projekt , i cili është ndarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është mjaftë modern dhe ka vlerë 1 milion e 150 mijë euro , me qka do të krijohen standardet e larta të ambienteve shkollore “,  tha në funt të fjalës përuruese ,ministri Bytyqi.

Last modified: 10 Nëntor, 2022