Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z .Arsim Bajrami dhe zëvendësministri i arsimit z Usmen Baldzhi, zhvilluan një takim konsultativ me përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kosovë , ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për draftin e Udhëzimit Administrativ lidhur më aplikimin e masave afirmative dhe kuotave për regjistrim të studentëve nga komunitetet joshumicë në Universitetet Publike, të hartuar nga MASHT e që pritet të finalizohet së shpejti .
Ministri Bajrami me këtë rast theksoi se MASHT është duke i bërë përgaditjet e nevojshme për një proces të suksesshëm të regjistrimit të studentëve në vitin e ri akademik , me q`rast janë njoftuar të gjithë rektorët lidhur me përcaktimin me kohë të kuotave për regjistrim të studentëve të komuniteteve joshumicë, çështje kjo që do të përcaktohet me Udhëzimin Administrativ.
Me këtë Udhëzim po përmbushim obligimin ligjorë që kemi karshi komuniteteve joshumicë, ndërsa do të angazhohemi në respektimin e plotë të tij, tha ministri Bajrami.
“Të gjitha universitetet janë të obliguar që ti përkthejnë testet për provimin pranues , kurse është i nevojshëm edhe formimi i një këshilli konsultativ të komuniteteve i cili do të bënte verifikimin e përkatësisë së kandidatëve për regjistrim, ” theksoi ministri Bajrami .
Ministri bajrami, gjithashtu bëri të ditur se me këtë UA do të përcaktohet edhe (kuotat) qasja e studentëve në Qendrën e Studentëve përfshirë këtu akomodimin në Konvikte , ushqimin në mensën e studentëve si dhe çështje tjera .
Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë përkatësisht deputetët e pranishëm në këtë takim, u shprehën të kënaqur për hartimin e këtij UA , njëherësh shfaqën idetë dhe propozimet e tyre për plotësime eventuale brenda hapësirave ligjore.
Last modified: 30 Gusht, 2022