MASHT

MAShT dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës debatuan për Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar

5 Prill, 2012

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka prezantuar Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitarë ( APU) të Kosovës, Këshillit të Nxënësve të Kosovës(KNK) , njëherësh zhvilloi debat lidhur me këtë dokument strategjik . Ky debat u organizua me iniciatvën e KNK-së dhe pati për qëllim që përfaqësuesit e nxënësve të njihen më detajisht lidhur me përmbajtjen e dokumenti, rëndësinë dhe mundësitë e implementimit në të ardhmen.

Ragip Gjoshi, këshilltarë i ministrit Buja tha se MAShT, në vazhdimësi po punon në ngritjen e cilësisë dhe se Korniza e Kurrikulës, në vija të trasha përcakton kahet e zhvillimit të arsimit në të ardhmen me synimin që të jemi në trend edhe me zhvillimet bashkëkohore arsimore në rajon dhe më gjerë duke pas parasysh edhe specifikat dhe nevojat tona zhvillimore “.

Dokumentin e prezantoi Ramush Lekaj, udhëheqës i divizionit për standarde dhe vlerësim në MAShT, ndërsa nxënësit për dy orë rresht patën rastin të bëjnë pyetje lidhur me këtë dokument . Ata njëherësh shprehën interesin që të merren parasysh edhe idetë dhe sugjerimet e tyre më rastin e hartimit të dokumenteve të rëndësishme të arsimit.

Ata u interesuan për çështje programore, lëndët mësimore , për testin e maturës, për diplomat e shkollës së mesme, vlefshmërinë e këtyre diplomave për vlerësimin e përformancës së tyre por edhe të mësimdhënësve si dhe menaxherëve të shkollave .

Në të gjitha këto pyetje dhe shumë të tjera , dhanë përgjigje zyrtarët e lartë të MAShT të cilët njëherësh inkurajuan nxënësit që të jenë edhe më aktiv në të ardhmen në kuptimin e ngritjes së zërit të tyre për kërkesat apo shqetësimet që ata kanë.

Agim Berdyna , drejtor i departamentit për Zhvillim të Arsimit Parauniversitarë tha se ky debat ishte shumë i frytshëm dhe i porositi përfaqësuesit e këshillave të nxënësve të shkollave të Kosovës që të mos jenë bashkëfajtorë me heshtjen e tyre karshi problemeve apo interesave që ata kanë. ” Ju duhet të ngisni çështjet kurdoherë që e shihni të nevojshme dhe më interes të arsimit . Qeveria e Kosovës dhe institucionet arsimore janë të hapura dhe të angazhuara karshi interesave tuaja ” th z Berdyna .

Përfaqësuesit e KNKK së , u shprehën të kënaqur me shpjegimet dhe informacionet e marrura të cilat siç thanë ata do tua komunikojnë nxënësve tjerë në shkollat përkatëse .

Ndryshe Këshilli i Nxënësve të Kosovës, (KNK) është strukturë përfaqësuese në nivel nacional nëpërmjet së cilës nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës përfaqësojnë shkollat e tyre në mënyrë që të mbrojnë interesat e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët, prindërit dhe profesorët për të përfituar arsimi dhe nxënësit.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.