MASHT

MASHT dhe donatorët hartojnë Planin e veprimit për vitin buxhetor 2012

9 Nëntor, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me SËAP (Projekt i financuar nga Komisioni Evropian-KE) ka organizuar punëtori treditore, në të cilën do të shqyrtohen mundësitë buxhetore për implementim të ” Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016 “. Në këtë punëtori përveq zyrtarëve të lartë të MASHT, po marrin pjesë edhe përfaqësues të donatorëve si USAID, SWAP, GIZ-a, DANIDA, etj .

Qëllimi i punëtorisë është që të hartojë planin e veprimit për vitin 2012 duke u bazuar në prioritetet kyqe të “Planit Strategjik Zhvillimor 2011-2012”, identifikimin e burimeve financiare nga donatorët dhe harmonizimin e tyre me planin buxhetor 2012.

Të pranishmi i përshendeti Ministri Buja , i cili ndër tjera rikujtoi se “Qeveria e Republikës së Kosovës, ka aprovuar strategjinë, e cila përfshinë të gjitha aktivitetet zhvillimore 2012-2016 , ndërkohë që ne jemi këtu që të përcaktojmë prioritetet për vitin që vjen – 2012”.

Ndër proritet në të cilat MASHT do të fokusohet , Ministri Buja përmendi arsimin parashkollor, përfshirjen më masive në këtë nivel duke krijuar kushte, mundësi dhe hapësira për këtë nivel shkollimi.

Më tutje Ministri tha se “do të vazhdojmë të mbetemi të fokusuar në cilësinë ne arsim për çka duhet të vazhdojë trendi i aftësimit profesional të mesimdhënesve, aftësimi i tyre me teknologjinë informative “, dhe insistoi që këto trajnime të mbahen në mënyrë më intensive.

“Ne gjithsesi do të vazhdojmë edhe me ndërtime të objeteve shkollore, me qëllim të eliminimit të turnit të tretë në shkollat tona”, theksoi ministri.

Duke folur për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Ministri Buja tha se po punojmë që Këshillin për Aftësim dhe Arsim Profesional ta ngrisim në Agjension, dhe tha se për këtë kemi edhe pëlqimin e dhe sygjerimin e Komisionit Evropian dhe të Raportit të Progresit.

Sa i përket zhvillimeve në arsimin e lartë , ministri Buja tha se sfidë që po vazhdon ende mbetet çështja e Fakultetit të Edukimit. 
Ministri Buja foli edhe për zhvillimin e shkencës në Kosovë ku përmendi mungesën e mjeteve buxhetore , si dhe nevojën për hartimin e ligjit.

Në fund, ministri ka falënderuar të gjithë donatorët që ndihmuan dhe po ndihmojnë në realizimin e projektve dhe synimeve të MASHT-it .

Anders Lonnqvist, udhëheqës i projektit SWAP (Qasje ndërsektoriale në arsim) të financuar nga Komisioni Evropian, ka prezantuar projektin e SWAP-it për periudhën e ardhshme .

Përfaqësues të donatorëve insistuan në shfrytëzimin racional të mjeteve , raportim të saktë dhe me kohë, duke përfshirë këtu edhe rezultatet dhe performancën.

Xhavit Dakaj , sekretar i përgjithshëm në MASHT njoftoi se për implementim të strategjisë 2011-2016 , ministri Buja ka formuar ekipin për mbështetje teknike-TASK forcën, ndërkohë që do të formohet edhe këshilli drejtues i cili do të mbajë takime çdo tre muaj.

Gjatë ditës së sotme dhe dy ditët e ardhshme, pjesmarrësit e kësaj punëtorie do të harmonizojnë kërkesat buxhetore të sektorëve dhe departamenteve sipas prioriteteve të përcaktuara paraprakisht dhe mundësive aktuale buxhetore, duke llogaritur edhe në mbështetjen dhe ndihmën e donatorëve .

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që për MASHT-in të miratojë buxhet në shumë 41 milion euro për vitin buxhetor 2012, apo 18 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.