Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur sot takim, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së parë të provimit të Maturës Shetërore në regjionin e Prishtinës. Komisioni ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha që ndikojnë nëproces.
![](https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/05/objekti-i-masht-it.jpg)
Gjatë mbajtjes së testit janë përjashtuar nga procesi 54 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.
Administruesit, të cilët i kanë shkelur rregullat janë: Luljeta Gashi, Kimete Mejtani dhe Hazbije Zeqiri, të cilat kanë qenë të angazhuara në Podujevë. Ndërsa, edhe për dy administrues të tjerë, janë duke u vërtetuar provat për shkelje dhe gjatë ditës së nesërme, nëse vërtetohen shkeljet, do të bëhen publik emrat e tyre.
Ndaj këtyre administruesve të lartëcekur do të inicohen masat sipas vendimeve në fuqi.
Me këtë rast, KShM falënderon drejtoritë komunale të arsimit të komunave përkatëse, për përgatitjet e duhura për këtë provim. Po ashtu, Komisioni falënderon edhe Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces dhe që e kanë kryer detyrën e tyre sipas rregullave të Provimit të Maturës Shtetërore.
Last modified: 9 Qershor, 2022