MASHT

Kryeministri Mustafa dhe ministri Bajrami pritën në takim Këshillin Drejtues, rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor

16 Tetor, 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa dhe Ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami pritën në takim anëtarët e Këshillit Drejtues, rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.
 
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.
 
Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur Universitetin e Prishtinës, si institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë, në përmbushjen e misionit të vet duke kryer detyrat e veta me përgjegjësi, konform Statutit dhe Ligjit në fuqi për Arsimin e Lartë, në ofrimin e një mësimdhënie të cilësisë sa më të mirë dhe duke vlerësuar me përgjegjësi kontributin e kuadrit të saj akademik.


 
Më takim, kryeministri Mustafa dhe ministri Bajrami shprehën përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për angazhimin dhe mbështetjen e të gjitha organeve të Universitetit për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe lirisë akademike, si dhe trajtimin me përgjegjësi të interesave të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Last modified: 31 Gusht, 2022