MASHT

KRYEMINISTRI KURTI DHE MINISTRJA NAGAVCI NDANË MIRËNJOHJE DHE SHPËRBLIME PËR FITUESIT E GARAVE VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE

22 Dhjetor, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ndanë mirënjohje dhe shpërblime për fituesit e garave në nivel vendi dhe fituesit e garave kredibile në nivel ndërkombëtar.

Kryeministri Kurti me këtë rast tha se, fitoreve në këto gara u shtohet edhe më shumë vlera duke qenë në fushën e matematikës dhe fizikës, që janë lëndët shkencore bazë për zhvillimin e nxënësve në shkolla.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se rezultatet nga garat me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të botës janë dëshmi për potencialin që kanw nxwnwsit tanw, potencial i cili duhet tw ushqehet vazhdimisht, nw mwnyrw qw tw realizohet plotwsisht talenti, imatagjinata dhe kreativiteti i tyre.

Përderisa ministrja Arbërie Nagavci theksoi se, dhuratat të cilat po ndahen sot për nxënësit janë të merituara, andaj është ndjenjë e veçatë të festohet për suksesin të cilin e kanë arritur në gara.

Ministrja Nagavci gjithashtu tha se, nisma e Ministrisë së Arsimit për të promovuar sukseset e nxënësve në gara vendore dhe ndërkombëtare është para e këtij lloji dhe vetëm një vit pas po shihet dyfishimi i numrit të nxënësve.

Nagavci po ashtu tha se, ngjarja e sotme është shembull i suksesit që ka ardhur si rezultat i një pune të përbashkët, ndërsa fitorja e shënuar tregon se çfarë mund të arrijë një nxënës i cili punon për sukseset e tij, por mbi të gjitha ka edhe përkrahjen e familjes dhe institucioneve.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci folën edhe për mbështetjen që është duke ofruar Qeveria për të gjithë nxënësit dhe studentët pa dallim, duke ofruar mbështetje financiare përmes skemave të ndryshme të bursave dhe kujdesin që po i kushtohet grupeve të cenueshme, siç janë nxënësit e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian dhe nxënësit dhe studentët me aftësi të kufizuar.

Last modified: 22 Dhjetor, 2023