Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) me datë 13 shator 2010, ka marrë Vendim për uljen e kriterit të kalueshmërisë për provimin “Matura Shtetërore 2010”, nga 50 pikë në 45 pikë (afati i qershorit dhe i gushtit).
Me rastin e marrjes së këtij vendimi, KQSHM- është bazuar në Ligjin Nr. 03/L-018 PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE, sipas të cilit :
Neni 8. Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës pika 8.2 Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës është organ mbikëqyrës, këshillues dhe vendimmarrës për të gjitha çështjet lidhur me maturën.
Në arsyetimin e KQSHM-së thuhet:
Bazuar në atë se nga viti 2011 Matura Shtetërore do të jetë kriter i vetëm për hyrje në Universitet dhe se forma e organizimit te Testit do të jetë ndryshe nga deri më tani;
Numri i madh i kërkesave të kandidatëve e në veçanti të atyre që kanë mbetur viteve të kaluara;
Bazuar në uljen e kriterit të kalueshmërisë në vitet e kaluara.
Vendimi është i plotfuqishëm me rastin e nënshkrimit
Last modified: 26 Gusht, 2022