Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave elitare për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.
Shuma totale që MASHTI ka ndarë për këto bursa është 1 milion euro. Konkursi do të jetë i hapur nga data 19.10.2022 deri më 02.11.2022, në ora 16:00.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegzën:
https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318
Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MAShTI-t. Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve.
Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t.
Për detaje klikoni këtu: https://bit.ly/3DeKWso
Last modified: 20 Tetor, 2022