MASHT

Konferencë në përkrahje të Planit Strategjik për Arsim 2011-2016

28 Tetor, 2010

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), së bashku me partnerët zhvillimor vendor dhe ndërkombëtar ka hartuar Planin pesëvjeçar strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016 për reformimin e sektorit të arsimit.

Në kontekst të kësaj MASHT ka organizuar një konferencë dyditore me partnerët zhvillimor të arsimit ne mesin e te cilëve ishin: Sophie Beaumont (Komisioni Evropian), Anders Berlin, Udhëheqës Zyrës së SIDA , përfaqësues të Bankës Botërore, GTZ, SWAP, ekspertë te fushave të ndryshme te arsimit ne mesin e te cilëve ishin: Sophie Beaumont (Komisioni Evropian), Anders Berlin, Udhëheqës Zyrës së SIDA , përfaqësues të Bankës Botërore, GTZ, SVAP, ekspert te fushave të ndryshme te arsimit

Plani Strategjik i Sektorit të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2011-2016, pasqyron një vizion dhe përkushtim të përbashkët e afatgjatë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, partnerëve zhvillimorë dhe të shoqërisë civile.

Ky plan, do të mundësojë vlerësime dhe projeksione gjithëpërfshirëse të kërkesave të sektorit të arsimit, zhvillim të barabartë e të baraspeshuar, si dhe do të ndikojë në disejnimin e një programi më të fokusuar dhe të koordinuar më mirë të ndihmave zhvillimore gjatë periudhës së planifikuar.

Me rastin e hapjes se punimeve te kësaj konference, Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj në mes tjerash tha se “Cilësia e një vendi varet nga cilësia e qytetarëve të tij dhe cilësia e qytetarëve varet nga cilësia në arsim”.

Ne ballafaqim me veten tonë dhe me donatorët se a duhet të kemi sistem arsimor që përfshin më pak të ri por që ka cilësi apo e kundërta dhe vendimi ishte dhe mbetet që të kemi më shumë arsimim për më shumë qytetarë. E kundërta mund të ndodhë në vendet zhvilluara të cilat mund të vendosin për më shumë elitizëm se sa gjithpërfshirje.

Së dyti Ministri Hoxhaj tha se investimi në kapitalin njerëzor janë investimet më të rëndësishme të një shoqërie dhe se angazhohemi për një ekonomi të shërbimeve.

Së treti MASHT angazhohet për një agjendë ndërsektoriale të problemeve në sistemin tonë arsimor , një qasje ku pikëpjekjet , synon që ta promovoi qasjen ndërsektoriale dhe ndërqeveritare të adresimit.

Ne fund Ministri Hoxhaj ka falënderuar partnerët zhvillimor për mbështeten në implementim të “Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë për periudhën 2011-2016”, i cili njëherësh është dokument i përbashkët i MASHT dhe Donatorëve.

Anders Berlin, udhëheqës i projektit SIDA (Qasje Ndërsektoriale në Arsim) ndër tjera tha se, Kosova duhet të shkojë drejt Bashkimit Evropian dhe në këtë rrugëtim nevojitet një shkallë më e lartë e zhvillimit ekonomik , dhe kjo është shumë e ndërlidhur me cilësinë në arsim.”Nevojitet të kemi më shumë mësues të trajnuar, më shumë hapësirë shkollore dhe më shumë cilësi, që nxënësit duhet të dalin më të shkathtë dhe më të sigurt për konkurrim në vendin e punës”.

Qeveria e Kosovës nuk është e vetme në këtë rrugëtim. Kemi një numër të konsiderueshëm partnerësh zhvillimor që ju mbështesin në tejkalim e këtyre sfidave. Partnerët zhvillimor, për të arritur një maksimum të përkrahjes zhvillimore, po kërkojnë ngritjen e qasjes të bazuar në programe siç është SWAP-i e jo në projekte, është koha e duhur ty zhvillohen modalitetet te reja tha z. Berlin. Më tej z. Berlin tha se “të gjithë duhet të përpiqemi për një dialog politik dhe te jemi pjesë e diskutimeve për ti parë se ku po shkon Kosova ne planin Kombëtarë. Ju tani do të jeni përgjegjës që të qoni drejt zhvillimeve dhe integrimit në BE -së të Kosovës ndërsa ne partnerët zhvillimor duhet të gjejmë mënyra që të mbështesim këtë strategji dhe me përpjekje të koordinuara jam i bindur se do t’ia dalim”.

Ndërkaq, Kushtrim Bajrami, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në cilësinë e kryesuesit të kësaj konference tha se MASHT angazhohet që sektori i arsimit të jetë sektori i parë që do të zhvillojë një qasje strategjike dhe tërësektoriale duke aplikuar një qasje koherente në sektorin e arsimit, në përputhje me një perspektivë të arsimit gjatë tërë jetës.

Last modified: 26 Gusht, 2022