MASHT

KOMUNIKATË

18 Nëntor, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), po përcjell me shqetësim zhvillimet gjatë ditës së sotme, ku sipas informatave, në tubime janë të përfshirë edhe nxënës të shkollave fillore e të mesme.

MAShT kërkon nga të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të Kosovës, që në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe prindërit të kujdesen për sigurinë e nxënësve.
 
MAShT fton nxënësit që të ndjekin me rregull procesin mësimor dhe të kenë kujdes të shtuar, e të mos përfshihen në tubime, sidomos në ato tubime ku mund të cënohet siguria e tyre.

Last modified: 30 Gusht, 2022