MASHT

Komunikatë

6 Dhjetor, 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka prezantuar Rezultatet e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, për nxënësit e moshës 15 vjeçare. Po sot, OECD sot ka publikuar rezultatet për të gjitha shtetet pjesëmarrës.

MASHT e vlerëson pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovës si shtet në një vlerësim kredibil ndërkombëtar, i cili shënon një moment të ri vlerësimi objektiv dhe krahasimi për sistemin tonë arsimor që nga paslufta deri në vitin 2015.

Jemi të vetëdijshëm se duke qenë procesi i parë i tillë në Republikën e Kosovës i njëjti ka pas vështirësitë e vetëkuptueshme të të gjithë aktorëve pjesëmarrës, gjë që padyshim ka pas impakt edhe në nivelin e arritshmerisë së nxënësve tanë.

PISA 2015 dëshmon se Kosova si vend i ri me sfida të shumta të ndërtimit institucional, mangësi infrastrukturore, kufizime financiare dhe resurseve tjera të domosdoshme përballet me cilësie të pamjaftueshme në fushën arsimore.

Përkundër investimeve të shumta të drejtuara në sektorin e arsimit nga paslufta e në vazhdim, vlerësojmë se fokusi i shoqërisë, qeverisë dhe të gjitha institucioneve tona duhet të jetë me i madh për ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e arsimit në vendin tonë.

Duke qenë të vetëdijshëm për cilësinë e pamjaftueshme dhe në funksion të avancimit të arsimit tonë në të gjitha nivelet e organizimit, MASHT tash e dy vite ka ndërmarrë një seri masash e veprimesh për arritjen e standardeve evropiane në arsim;
 

  • • tashmë është hartuar dhe po zbatohet Strategjia kombëtare e cilësisë  2016-2020, një dokument esencial për cilësi arsimore,
     
  • • është rishikuar Kurrikuli kombëtar dhe kurrikulat bazë dhe ka nis zbatimi i tyre ndërsa, procesi i shtrirjes fillon në të gjitha shkollat tona në vitin shkollor 2017/2018
     
  •  janë rishikuar për herë të parë tekstet shkollore për arsimin e detyrueshëm nga kl. 1-9
     
  •  është hartuar Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës (PSAK) 2017-2021, i cili gjatë javës do të miratohet nga Qeveria
     
  •  është investuar në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimin e tyre në karrierë
     
  •  është plotësuar dhe përmirësuar infrastruktura ligjore përfshirë Ligjin e ri për Inspektoratin e Arsimit
     
  •  ka vijuar investimi në infrastrukturën shkollore dhe pajisjen e shkollave si dhe një varg masash e aktivitetesh tjera.

Me punën e bërë dhe masat e ndërmarra si dhe me përvojën e krijuar nga  administrimin dhe organizimi i testit PISA 2015, jemi të bindur se në testimin e vitit 2018, përkatësisht 2021, nxënësit tanë do të krahasohen jo vetëm me simoshatarët e tyre në rajon por edhe më shtete të zhvilluara e me traditë.

MASHT është i bindur se me përkushtimin dhe punën e mësimdhënësve, drejtorëve te shkollave dhe udhëheqjeve komunale, mbështetjen e institucioneve të vendit, me ndihmën e komunitetit të prindërve dhe akterëve tjerë në fushën arsimore do të arrijmë që të rinjve tanë tu ofrojmë mësimdhënie cilësore çfarë meritojnë ata.

Last modified: 29 Gusht, 2022