Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtor gjatë një takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe drejtorin e Drejtorisë Komunale për Arsim, Remzi Salihun janë pajtuar që nesër me datë 01 shtator, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, duke përfshi edhe Prishtinën të fillojë viti i ri shkollor.
Duke iu uruar mësimdhënësve dhe nxënësve një vit të mbarë shkollor, ministri Hoxhaj dhe kryetari Mustafa ftojnë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e Prishtinës që nesër me 01 shtator të zhvillohet procesi mësimorë, pavarësisht thirrjeve të disa individëve për bojkot.
Last modified: 26 Gusht, 2022