Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të REC-it – Zyra në Kosovë, që është mbajtur në ndërtesën e re e ministrive, (ish RILINDJA), ka ndodhur një incident.
Derisa shumica e pjesëmarrësve shërbeheshin në një koktej rasti, një person ka tentuar të sulmoi fizikisht Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Enver Hoxhaj, me ç’rast i njëjti është penguar nga të pranishmit. Motivet e këtij akti ende nuk dihen, ndërkaq Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e rastit.
Last modified: 26 Gusht, 2022