MASHT

KOMUNIKATË

12 Shkurt, 2020

12 Shkurt 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka përcjellë me shqetësim lajmet për keqtrajtimin e një fëmije nga ana e edukatores në kopshtin e ashtuquajtur “Cambridge Kids” në Prishtinë.

Me këtë çështje, po merret Inspektorati i Arsimit, i cili funksionin në kuadër të MAShTI-it. Inspektorati ka konstatuar se i ashtuquajturi kopshti në fjalë nuk është i licencuar nga ana e MAShTI-t dhe nuk figuron as në listën e kërkesave për licencim. Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore , Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MAShTI.  

MAShTI informon edhe një herë qytetarët se, listën e kopshteve private të licencuara mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Ministrisë dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë në identifikimin e institucioneve private që ushtrojnë veprimtarinë pa licencë pune, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurtë dhe të trajtohen sa më mirë.  

Last modified: 8 Qershor, 2022